Hotel TE STELA ★★★★ Tiranë – Shqipëri
Resort që vlenë të vizitohet në katër stinët e vitit
OFERTE SPECIALE:
20 € Fjetje me mëngjes për person
TE STELA – Oazë qetësie
Mes kopshtit të gjelbëruar të “te Stela” Resort ka çelur “Te Stela” Hotel, një oaz i vogël qetësie. Me kapacitet 50 dhoma, teke, dopjo, treshe dhe familjare si dhe Bridal suite, të gjitha me pamje mbi pishinë ose mbi kopsht e ndriçim të bollshëm natyral, ajër i kondicionuar, wireless në çdo cep te tij, parking të dedikuar, me një standart prej 4 yjesh.
Të reja
Së fundmi, pranë recepsionit të hotelit u krijuar një kënd biznesi, duke i dhënë mundësi klientëve të aksesojnë e-mail apo materialet e tyre të punës nëpërmjet kompjuterave të vëna në dispozicion. Për informacion, drejtohuni pranë recepsionit.
I ndërtuar fare pranë fabrikës së birrës Stela, Hoteli ofron per klientët e saj turin ” Eksperienca Stela”. Një vizitë ne formën e nje turi në njesitë e prodhimit të udhëhequr nga profesionistë në këtë fabrikë.
Facilitete
Eko-pishina e mbyllur Te Stela Sport Center është e vetmja e llojit të saj në Shqipëri. Tashmë qëndra sportive vë në dispozicion 2 pishina gjysmë-olimpike (25m x 9 m), me thellësi të ndryshueshme (1.5m-2m) dhe temperaturë uji sipas parametrave standarte 26-29 gradë Celcius. Gjithashtu në ambjentet e Sport Center ofrohen abonime në fitness, aerobi, aqua gym, palestër me vegla, etj.